Kronikë

Vdes një person nga i ftohti në Shqipëri

Një person ka humbur jetën si pasojë e acarit të madh që ka qenë mbrëmjen e djeshme në qytetin e Korçës në Shqipëri.

Sipas policisë, i ndjeri është në moshë madhore, rreth 53 vjeçar, ndërsa është gjetur i vdekur pranë fshatit Ranovik.

Ndër të tjera thuhet se ai ka gjetur vdekjen duke qarkulluar me biçikletë në këto kushte të temperaturave të ulëta, njoftojnë mediat në Shqipëri.

Kurse, policia njofton se priten hetimet e mëtejshme që do të zbardhin rrethanat e plota të vdekjes në periferi të qytetit.