Kronikë

Sulmohet e kanoset në oborr të shtëpisë, të dyshuarit ikin

Descriptive Text

Në rrugën “Toni Bler” në Prishtinë, dje ka ndodhur një sulm e kanosje ndaj një personi.

“Raportohet se viktima mashkull K/Shqiptar, për arsye që nuk i di, është kanosur dhe rrahur në oborrin e shtëpisë së tij nga tre persona të dyshuar meshkuj të moshës së re, të cilët më pas janë larguar në drejtim të pa njohur. Sipas viktimës, njëri nga të dyshuarit ka pasur edhe armë me kondakun e së cilës është goditur në kokë. Viktima ka marrë tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh.

Pas intervistimit me vendimin e prokurorit, iniciohet rasti dhe mbetet nën hetime.