Kronikë

Aktakuzë ndaj tre të pandehurve për 145 kilogramë drogë

Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndritur aktakuzë kundër tre të pandehurve, B.G., M.G., dhe R.U., për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, nga neni 281, paragrafi 1, nën-paragrafi 1.9, lidhur me nenin 273, paragrafi 2, dhe neni 31, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, tre të pandehurit, B.G., M.G., dhe R.U., me datën 29 shtator të vitit 2018, në bashkëkryerje kanë transportuar substanca narkotike, me qëllim të shitjes, në atë mënyrë që pasi i pandehuri B.G., një ditë me herët kishe marr informacione se ngarkesa me narkotik nga Republika e Shqipërisë kishte hyrë në Kosovë, i njëjti i lajmëron dy të pandehurit M.G., dhe R.U., ku që te tre me veturën e tipi “Opel Mariva” marrin rrugë nga Serbia për në Kosovë, e ku me pas në rrugën Pejë-Deçan, marrin rimorkion e ngarkuar me narkotikë, dhe gjatë kthimit për në Serbi, hetohen nga Policia e Kosovës e cila ju vihet në ndjekje dhe arrijnë ti ndalojnë dhe arrestojnë, me ç’rast gjatë kontrollit të automjetit dhe rimorkios gjendjet 145 kilogram narkotik të llojit marshuanë.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat ju vihen në barrë.