Kronikë

Hajnat i hyjnë në shtëpi e i vjedhin ari, telefon e kasafortë me dokumente

Foto: Ilustrim

Dje në fshatin Tërpezë në Viti, ka ndodhur një vjedhje e rëndë.

Policia njofton se person/a të panjohur me forcë kishin depërtuar në shtëpinë e një personi dhe nga aty kanë arritur të vjedhin një sasi stoli ari në vlerë 2500€, një telefon celular si dhe një kasafortë në të cilën kishte pas dokumente personale.

Në raportin 24 orësh thuhet se rasti është duke u hetuar nga njësitet policore.