Kronikë

Vdes i aksidentuari në Dragobil të Malishevës

Descriptive Text

Këmbësori i aksidentuar në Dragobil të Malishevës nuk u ka mbijetuar plagëve të shkaktuara si pasojë e goditjes nga një automjet më 26 dhjetor.

Policia e Kosovës njofton se si pasojë e lëndimeve të rënda trupore i aksidentuari ka vdekur në QKUK.

Me vendimin e Prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet për obduksion në IML. Rasti është proceduar dhe po hetohet nga Polica.