Kronikë

Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”

Në autostradën “Ibrahim Rugova”, më saktësisht në kilometrin 26-të rruga Prizren-Prishtinë ka ndodhur një aksident.

Në aksident janë përfshirë një kamion i cili ishte i ngarkuar me dhe, dhe një veturë.

Burime brenda policisë së Kosovës, kanë bërë të ditur për Koha.net, se ngasësi i kamionit derisa ishte duke vozitur i është shpërthyer njëra gomë, me ç’rast është rrokullisur.

Në atë moment, një tjetër veturë e cila ishte duke lëvizur me shpejtësi ka goditur dheun e derdhur në autostradë, ku ngasësi ka pësuar lëndime trupore dhe vetura ka pësuar dëmtime materiale.

Nga ky aksident, kanë pësuar lëndime të lehta trupore të dy shoferët, i veturës dhe i kamionit.

Njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast është pastruar edhe rruga.


Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova” by kohanet