Kronikë

Plagoset një 19 vjeçar në Prishtinë

Mbrëmë në Prishtinë është plagosur rëndë një 19 vjeçar.

Rreth orës 23:00, policia ka marrë informacionin se në rrugën “5 maji” në Prishtinë, saktësisht në afërsi të Rrethit të Flamurit, ka pasur të shtëna me armë zjarri.

“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes. Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me vrasje në tentativë ku nga arma e zjarrit ka marrë plagë viktima M. G, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili menjëherë është dërguar për trajtim mjekësor”, thuhet në raportin e policisë, transmeton Koha.net.

Policia thotë se mbështetur në informacionet e mbledhura nga terreni dhe në bazë të hetimeve preliminare, dyshohet se një person i dyshuar i cili ishte në një veturë në lëvizje, me armë zjarri ka shtënë disa herë në drejtim të viktimës dhe katër personave të tjerë, të cilët gjithashtu ishin në veturën e tyre duke lëvizur në rrugën e sipërshënuar.

“Aktualisht hetuesit policor janë duke punuar në sqarimin dhe zbardhjen e të gjitha rrethanave që karakterizojnë këtë rast, si dhe në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar”, thotë në fund policia.