Kronikë

Ndalohen dy serbë në kufirin “Dheu i Bardhë” për kontrabandim me emigrantë

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, në pikë-kalimin kufitar Dheu i Bardhë janë arrestuar dy shtetas serbë nën dyshimin se të njëjtit ishin duke kontrabanduar dy shtetas shqiptar për në shtetet perëndimore, transmeton Koha.net.

“Dy të dyshuar meshkuj shqiptar, shtetas të Serbisë janë ndaluar në pikë kalimin ‘Dheu i Bardh’ dhe janë shoqëruar në Stacionin Policore nën dyshimin se të njëjtit ishin duke i kontrabanduar dy viktima meshkuj shqiptar për në shtetet perëndimore”, thuhet në raportin e Policisë.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit dy të dyshuarit janë liruar, rasti shkon në procedurë të rregullt.