Kronikë

Ekstradohet nga Belgjika i dyshuari për vrasje në Mitrovicë

I dyshuari për vrasjen e një të riu në Mitrovicë është ekstraduar sot nga Belgjika.

S.I, 39-vjeçar, dyshohet se ka vrarë E.K. në një lokal në Mitrovicë më 5 maj të vitit 2017.

“Është ekstraduar sot nga Belgjika shtetasi kosovar S.I, 39 vjeçar, i cili dyshohet për vrasjen e rëndë e cila ka ndodhur me datën 05.05.2017, në një kafene në Mitrovicë, e ku i njëjti dyshohet që e ka privuar nga jeta të riun E.K, dhe nga kjo ditë ka qenë në arrati deri sot kur edhe është bërë ekstradimi i tij nga Belgjika”, thuhet në njoftim.

Për të njëjtin ka pasur fletëarrestim ndërkombëtar i cili është kërkuar nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës.

Rastin e ka konfirmuar edhe Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

"Sot me datë 21.12.2018 autoritetet e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me autoritetet e shtetit Belg, kanë realizuar ekstradimin e të dyshuarit S. B. i dyshuar për vrasje (viktima E.K.). Sipas procedurave të parapara me përfshirjen e njësive kompetente policore, i dyshuari u dërguar në Gjykatën kompetente për procedura të mëtutjeshme”, tha ai për Koha.net.