Kronikë

Aktakuzë për pjesëmarrje në ISIS

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë ndaj M.D. për pjesëmarrje në grupin terrorist të Shtetit Islamik.

Sipas aktakuzës, M.D., me qëllim që t’i bashkëngjitet grupeve terroriste në Siri, nga muaji mars 2013, me dëshirë dhe me vetëdije ka udhëtuar përmes rrugëve të ndryshme për në qytetin e Stambollit në Turqi.

Pas një kohe së bashku me bashkëshorten A.D., dhe djalin e tij, janë vendosur në Kilis në juglindje të Turqisë, afër kufirit me Sirinë, prej nga ilegalisht arrin në qytetin Gaziantep, pastaj i është bashkëngjitur organizatës terroriste ISIS, organizatë kjo, që vepron në Siri dhe Irak.

“I pandehuri M.D., ka qëndruar në Siri deri në gusht të vitit 2017, deri sa është tërhequr nga këto organizata dhe i është dorëzuar autoriteteve të Turqisë, ku i njëjti ka kërkuar që të kthehet në Kosovë, me çka eprorët përkatës ia kanë mundësuar kthimin në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Me këto veprime, i pandehuri M.D., ka kryer veprën penale “organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste.