Kronikë

Dëmtohet pllaka përkujtimore e ushtarëve sllovakë KFOR-it në Prishtinë

Policia e Kosovës raporton se persona të panjohur kanë dëmtuar pllakën përkujtimore të vendosur nga ushtarët sllovakë në rrugën “Rrustem Statovci” në Prishtinë.

Njësitë përkatëse të policisë janë duke hetuar rastin që ka ndodhur të hënën pasdite.