Kronikë

Vetëplagoset aksidentalisht një burrë në Pejë

Një burrë është vetëplagosur aksidentalisht dje në Pejë, me ç’rast ka marrë trajtim mjekësor.

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se ai është jashtë rrezikut për jetë, transmeton Koha.net.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull K/Shqiptar në dhomën e tij të fjetjes aksidentalisht duke manipuluar me armë është vetë plagosur me një pistoletë. I dyshuari ka pranuar tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në komunikatë.

PK shton se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me katër fishekë dhe një gëzhojë e fishekut. Pas intervistimit i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.