Kronikë

Arrestohet një shtetas i Shqipërisë në Prizren për dhunë në familje

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në Prizren me dyshimin se më 16 dhjetor kishte rrahur bashkëshorten e tij, si dhe një taksist.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë, pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij viktimës femër shtetase e Shqipërisë dhe një viktime mashkull, shtetas të Shqipërisë (vozitësit të taksi) i cili ishte duke dërguar viktimën në familjen e saj”, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.