Kronikë

Babai që vrau fëmijën e vet në Shtërpce: “Më ra terr sysh”

Descriptive Text

Babai që mbrëmë mbyti me thikë fëmijën e vet 40 ditësh, Dejan Krstiçiq (35), profesor i edukatës fizike në Shkollën e Mesme të Shtërpcës, ka dhënë deklaratë para organeve hetuese për krimin që bëri.

Sipas të dhënave të para me burime në polici, që i raportojnë mediat serbe, krimi ka ndodhur mbrëmë, pas një grindjeje midis bashkëshortëve, Dejanit dhe bashkëshortes së tij Anës.

“Dejani ka marrë thikën dhe në momentin e tensionit ka qëlluar mu në gjoks njërin nga binjakët 40 ditësh. Ai ka vdekur rrugës për në Llaple Sellë, përkatësisht Graçanicë. Pastaj ai është përpjekur ta ther edhe fëmijën tjetër, por e ka penguar bashkëshortja, megjithatë ia ka dalë ta plagos në qafë edhe tjetrin”, shkruajnë mediet serbe, transmeton Koha.net.

Binjaku i dytë i plagosur ka arritur gjallë në Graçanicë prej nga është transportuar në Nish dhe raportohet se edhe gjendja e tij është e rëndë, por jashtë rrezikut për jetë.

Krstiçiq është arrestuar shpejt pas krimit dhe në deklaratat para hetuesve ka thënë se ka pasur një grindje me bashkëshorten, gjoja ka dashur ta tutë dhe pastaj i “ka rënë terr sysh dhe nuk i kujtohet më asgjë”.

Ai me gruan, që ishte nga rrethina e Shtërpcës, theksohet se jetonin në shtëpi familjare bashkë me prindërit e tij.

Ngjarja ka tronditur fqinjët dhe bashkëqytetarët. Thonë se Dejani ishte dukur njeri i qetë dhe familjar.