Kronikë

Paraburgim për tre persona që u rrahën në Ferizaj

Foto: Koha / ilustrim

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka paraqitur dy kërkesa për paraburgimin e tre personave për lëndim të lehtë trupor.

“Kërkesa për caktimin e paraburgimit nga ana e Prokurorisë Themelore në Ferizaj është bërë ndaj të pandehurit F.K për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” nga neni 188 par 3 nën.3.2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) dhe “Sulmi” nga neni 187 par 3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). I pandehuri gjendet në ndalim që nga data 11 dhjetor 2018”, njofton Prokuroria Themelore në Ferizaj.

“Gjithashtu edhe ndaj tre të pandehurve A.F, G.F dhe Sh.F., të cilët gjenden në ndalim që nga data 11 dhjetor 2018, është bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” nga neni 188 par 1. lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftim.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, duke pasur parasysh provat materiale, kushtet dhe rrethanat në të cilat janë kryer veprat penale, ka vlerësuar se masa e vetme e cila do të siguronte praninë e të pandehurve në procedurë është paraburgimi dhe konsideron se kërkesa është e arsyetuar dhe bazuar në ligj.