Kronikë

Arrestohen tre persona në Skenderaj, dyshohet se vodhën armaturë

Tre persona janë arrestuar më 10 dhjetor në Skenderaj nën dyshimin për veprën penale “vjedhje”.

Sipas një njoftimi nga Policia e Kosovës, K.V. 18-vjeçar, D.Sh. 18-vjeçar dhe E.H. 18-vjeçar, dyshohet se kishin vjedhur një sasi të rrjetave të armaturës një ditë më parë në një vendpunishte në Skenderaj.

Ndërsa pas procedurave intervistuese, tre të dyshuarit me urdhër të prokurorit të rastit janë liruar në procedurë të rregullt.