Kronikë

Trafik droge në disa rajone të Italisë, arrestohen shqiptarë dhe rumunë

Në Molise, një zonë e Italisë janë kapur shqiptarë, rumunë dhe italianë, që besohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin krijuar një rrjet të trafikut të lëndëve narkotike. Akuza ndaj pjesëtarëve të këtij grupimi është: “Shoqatë kriminale që synon trafikun e drogës”, shkruajnë mediat italiane.

Policia tha se janë kryer gjithsej 6 arrestime, në Molisa, Abruzo dhe Puglia. Të dyshuarit kanë precedentë penalë më herët, ndërsa disa prej tyre edhe aktualisht ishin në shërbim prove. Shoqata kriminale në fjalë udhëhiqej nga dy kushërinj shqiptarë në zonat e Termolinës, Campomarinos, Portocannonit dhe San Martinos në Pensilis. Hetimet për grupin kanë nisur në vitin 2016. Karabinierët kanë vërejtur gjatë gjithë kohës aktivitetin ilegal të grupit, që trafikonte kokainë, heroinë dhe substanca të tjera të ndaluara.