Kronikë

Sërish aksident zinxhiror në Veternik, gjashtë vetura të përfshira

Gjashtë vetura janë përfshirë në një tjetër aksident zinxhiror në Veternik, dy ditë pasi në të njëjtin vend ishin aksidentuar pesë vetura.

Policia e Kosovës ka konfirmuar aksidentin duke thënë se janë shkaktuar dëme materiale.

“Rreth orës 17:30 në lagjen Veternik ka ndodhur një aksident trafiku me dëme materiale, ku janë përfshirë gjashtë automjete. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.