Kronikë

Në nëntor, Prokuroria në Mitrovicë ngriti 9 aktakuza për dhunë në familje

Prokuroria Themelore në Mitrovicë gjatë muajit nëntor ka ngritur nëntë aktakuza për rastet e dhunës në familje.

Sipas një njoftimi për media, kjo prokurori ka pranuar në nëntor 13 raste të cilësuara si dhunë në familje.

“Prokuroria me rastin e ngritjes se këtyre aktakuzave, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, që të pandehurit të shpallen fajtorë për veprat penale të cilat u vihen në barrë dhe të njëjtit të dënohen sipas ligjit”, thuhet në njoftim.

Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka bërë të ditur se ka angazhuar një prokuror që të merret ekskluzivisht me këto raste dhe se “këto raste në këtë prokurori trajtohen me prioritet”.