Kronikë

30 ditë paraburgim për “veteranin” që sulmoi zyrtarin

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej tridhjetë (30) ditëve të pandehurit Nexhat Halimi, transmeton Koha.net.

I pandehuri dyshohet se me datë 27.11.2018, hynë në zyrën e Ahmet Dakut, duke kërkuar sqarime për refuzimin e kërkesës për statusin e veteranit të UÇK-së, dhe pas disa ofendimeve, i pandehuri N.H. sulmon me grushte të dëmtuarin A. D., me ç’rast është dashur të marr trajtim mjekësor, njofton kumtesa.

I dëmtuari është Inspektor i Fatkeqësive Natyrore dhe Fatkeqësive Tjera në Drejtorin për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Gjilanit.

Me këto veprime i pandehuri Nexhat Halimi ka kryer veprën penale sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, e sanksionuar sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake, vlerësoi se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin në fjalë, ngase po që se i njëjti gjendet në liri, mund të ndikoj tek dëshmitarët.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi, në Gjykatën e Apelit.

Lexo edhe: I refuzohet kërkesa për status të veteranit, sulmon zyrtarin