Kronikë

Vritet një person në Prishtinë

Foto: Ilustrim

Një person është vrarë në “Veternik” të Prishtinës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit.

“Sot rreth orës 21:00, policia ka marrë informacionin se në lagjen Veternik në Prishtinë, ka pasur të shtëna me armë zjarri. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka hasur në personin mashkull, i cili pas plagëve që ka marrë nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Ndërkohë që hetuesit policor, me një intensitet të shtuar kanë ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore, në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin”, thuhet në njoftim.