Kronikë

Policia publikon foto të një të dyshuari për vjedhje në Deçan, kërkon ndihmën e qytetarëve

Policia e Kosovës ka publikuar fotografitë e një personi të dyshuar për disa vjedhje të rënda që kanë ndodhur në Deçan gjatë vitit 2018.

Në një njoftim të Policisë, thuhet se janë siguruar disa foto të një personi të dyshuar që për momentin është i paidentifikuar.

Fotot e personit të dyshuar janë siguruar nga kamerat e sigurisë në njërin nga rastet e vjedhjeve, përkatësisht hyrjet brenda në shtëpi dhe shkaktimin e vjedhjes së rëndë.

Përmes një njoftimi Policia ka kërkuar nga qytetarët që e njohin dhe identifikojnë të dyshuarin që të bashkëpunojnë me policinë.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për identitetin e personit të dyshuar në fotografitë e mëposhtme të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftim.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

192 dhe 080019999 (pa pagesë)

0390 361 387-stacioni policor-Deçan

E-mail adresa: info@kosovopolice.com

Më poshtë janë fotot e personit të dyshuar.

{gallery}