Kronikë

Aksident mes një veture e traktori, vdes një pasagjer

Foto: Ilustrim

Dje në fshatin Burojë të Skenderajt ka ndodhur një aksident me fatalitet.

Policia njofton se në aksident është përfshirë një veturë dhe një traktor.

“Si pasojë e aksidentit, lëndime vdekjeprurëse ka pësuar viktima mashkull K/Shqiptar-pasagjer në traktorin e të dyshuarit i cili në QKUK ka ndërruar jetë, ndërsa lëndime kanë pësuar edhe dy drejtuesit, të cilët pas tretmanit mjekësor në Emergjencën e Spitalit në Klinë janë dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim të mëtutjeshëm”, thuhet në raportin e policisë.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion në IML. Rasti është duke u hetuar.