Kronikë

Këmbësori i aksidentuar vdes pasi dërgohet në QKUK

Foto: Koha / ilustrim

Në Prishtinë ditë më parë ka ndodhur një aksident, me ç’rast një këmbësor kishte mbetur i lënduar.

Viktima fillimisht kishte marrë tretman mjekësor në QKUK, ku pastaj ishte liruar për shtëpi. Por, me të shkuar në shtëpi atij i ishte përkeqësuar gjendja dhe ka rënë në komë.

Pas këtij përkeqësimi, ai ka ndërruar jetë mbrëmë.

Me vendimin e Prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet për obduksion në IML, ndërsa të dyshuarit pas marrjes të deklaratës shtesë lirohet. Rasti mbetet nën hetime.