Kronikë

Një muaj paraburgim për blerje e shitje të narkotikëve në Prizren

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një muaji ndaj të pandehurit me iniciale A.G. nga Prizreni.

Këtë e ka bërë për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, nga neni 273 para.1 i KPRK-së.

“Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës 08.11.2018 e cila do të zgjasë deri me datën 08.12.2018. Me datën 08.11.2018, rreth orës 15:10 minuta, në Prizren është vërtetuar se i njëjti pa autorizim ka poseduar me qëllim të shitjes apo shpërndarjes substanca të cilat me ligj janë të shpallura si narkotik, në atë mënyrë që me rastin e bastisjes nga ana e Policisë së Kosovës së kryer në shtëpinë e tij familjare janë gjetur 4 paketime me substanca të dyshuara në peshë të përgjithshëm prej 5 kg”, thotë Gjykata e Prizrenit, transmeton Koha.net.

Tutje, thotë se 260 gram,të cilat kanë qenë të paketuara në paketime të ndryshme për shitje, substanca këto të cilat sipas ligjit mbi barnat narkotike, substanca psikotrope dhe pre kursor bëjnë pjesë në tabelën 1 – bimët barnat narkotike dhe substancat psikotropike me rrezikshmëri të lartë që nuk kanë përdorim në mjekësi dhe veterinari, veprimtaria e të cilave është e ndaluar në Kosovë.