Kronikë

Vjedhje e transportim ilegal i drunjve

Descriptive Text

Dy ditë më parë në Zveçan një mashkull K/Serb, ka raportuar në policinë e Kosovës s të dyshuar të panjohur i kanë prerë pyllin rreth 20 ari dhe sipas tij janë rreth 50 m3 drunj.

Policia thotë se njësia përkatës policore menjëherë ka nisur hetimet.

E gjatë ditës së djeshme, policia raporton se në Leposaviq, ka kapur dy persona që po transportonin ilegalisht drunj, por nuk dihet nëse bëhet fjalë për të njëjtin rast.

“Raportohet se janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Serb të cilët kanë tentuar të transportojnë 20 m3 dru ilegalisht nga R. e Kosovës për në Serbi”, njofton policia.

Ndërsa automjeti transportues në mungesë të derivateve ka mbetur në vendin e ngjarjes.