Kronikë

Gjenden në veturë një i vrarë e një i plagosur në zonën e plazhit në Durrës

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin bregdetar të Durrësit, ku një shtetas është vrarë dhe një tjetër është plagosur.

Policia raportoi se si viktima, ashtu edhe i plagosuri, janë gjetur brenda një makine tip Audi në zonën e plazhit, raporton Tch.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes së rëndë, ndërsa policia po punon për zbardhjen e situatës dhe identifikimin e autorëve dhe viktimave.