Kronikë

Një grua goditet nga vetura rrugës për Gërmi

Një aksident ka ndodhur afër Gërmisë, më saktësisht në rrugën "Shpëtim Robaj". 

Komandanti i Trafikut Rajonal të Prishtinës, Milaim Fejzullahu, e ka konfirmuar lajmin për Koha.net dhe ka thënë se nga ky aksident është lënduar një grua 52 vjeçare me iniciale Z.S.

“Aksidentin e ka shkaktuar një veturë Golf 4. Dyshohet se shoferi e ka humbur kontrollin në veturë, ka goditur gruan e më pas edhe tri vetura tjera. Gruaja është duke u trajtuar në QKUK, ndërsa dëme materiale kanë marrë edhe tri veturat e përfshira”, tha ai për Koha.net.

Ndërkaq, lajmin e ka konfirmuar për KTV-në edhe dr. Agron Çitaku, mjeku kujdestar në Emergjencë, i cili ka thënë se gruaja është duke u trajtuar aty.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë e nevojshme policore të cilat po punojnë me qëllim të hetimit dhe ndriçimit të të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë aksident trafiku.

Automjeti Golf 4, është konfiskuar për ekzaminim nga ana e policisë, ndërkohë që personat që kanë qenë në automjet, përfshirë edhe ngasësin janë larguar nga vendi i ngjarjes.