Kronikë

Kapet në flagrancë nga policia duke vjedhur në një lokal

Dje në Suharekë është arrestuar një person për vjedhje të rëndë.

Policia përmes raportit 24 orësh thotë se kanë kapur në flagrancë një person duke vjedhur në një lokal.

“Gjatë kontrollit te i dyshuari është konfiskuar një sasi e substancave narkotike e dyshuar si marihuanë me peshë 6.50 gram. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit për rastin e vjedhjes është dërguar në mbajtje, ndërsa për lëndën e substancave narkotike rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thotë policia.