Kronikë

Lajmëron rrejshëm se i janë vjedhur 1600 euro në Suharekë

Një person ka lajmëruar rrejshëm në polici se disa persona të armatosur nën kërcënimin e armëve ia kanë grabitur 1 mijë e 600 euro në Suharekë.

Policia e Kosovës për rajonin e Prizrenit ka bërë të ditur se pas një hetimi është zbuluar që i dyshuari ka inskenuar rastin për shkak të një borxhi që kishte.

“Më 29.10.2018 rreth orës 03:00 është raportuar rasti Grabitje e Armatosur, ku i dyshuari U U i datëlindjes 1992 ka deklaruar se persona te armatosur nën kërcënimin e armeve i kanë grabitur 1600 euro”, thuhet në njoftimin e PK-së.

“Pas një pune intensive Sektori i hetimeve te stacionit policor ne Suharekë ka arritur te zbuloj se i dyshuari e ka inskenuar rastin për shkak te një borxhi që e kishte. I dyshuari është intervistuar ne prani te avokatit mbrojtës ku ne tersi e ka pranuar veprën e Lajmërimit apo Kallëzimit te rremë. Është njoftuar Prokurori Shtetit ku me urdhër te cilit i dyshuari lirohet ne procedurë te rregullt”.