Kronikë

Dy gra në Fushë Kosovë e Vushtrri, dje u rrahën nga burrat

Në Fushë Kosovë e në Vushtrri, dje dy gra u rrahën nga burrat e tyre.

Polica raporton se rasti i parë në Fushë Kosovë është bërë i ditur nga vet gruaja. Ajo ka marrë tretman mjekësor ndërsa burri është dërguar në mbajtje.

E në Vushtrri, edhe pasi ai e ka rrahur gruan e tij është liruar në procedurë të rregullt.

Ajo ka raportuar në polici se burri ka ushtruar edhe dhunë psikike e edhe fizike ndaj saj, transmeton Koha.net.

Madje, gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre, është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gaz pa fishekë.

“Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.