Kronikë

18 familje evakuohen pas zjarrit që përfshin pallatin tre katësh

Një pallat 3 katësh është përfshirë nga flakët në qytetin e Gramshit, ndërsa rrezikohen nga flakët edhe pallatet përreth.

Mësohet se kati i tretë është tërësisht nën pushtetin e flakëve, ndërsa zjarrfikësit e Gramshit po punojnë për shuarjen e flakëve është kërkuar ndihmë edhe nga zjarrfikësit e Elbasanit.

Bëhet e ditur se për arsye sigurie janë evakuuar 18 familje që banojnë në këtë pallat, por edhe në pallatet ngjitur, raporton TCh.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri, apo nëse ka njerëz që janë prekur nga flakët.