Kronikë

Kapet duke vjedhur drunj në Gjakovë, sulmon policët

Policia raporton se në fshatin Kuzhnin të Gjakovës roja e pyllit ka raportuar se ka hasur në personin e dyshuar duke transportuar drunj, andaj ka kërkuar asistencën e policisë.

Me të arritur njësitë në vendin e ngjarjes i dyshuari ka filluar t’i kërcënojë duke mos i përfillur urdhrat e policëve, e po ashtu i ka sulmuar policët gjatë arrestimit të tij, duke ju shkaktuar zyrtarëve policorë lëndime të lehta trupore.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.