Çfarë shkruan në mesazhet “nacionaliste” që u gjetën në restorantin grek në Prishtinë

Çfarë shkruan në mesazhet “nacionaliste” që u gjetën në restorantin grek në Prishtinë

20 shkurt 2017 19:35

Dy letra me mesazhe “nacionaliste” janë gjendur në hyrje të një restoranti me meny greke në rrugën “Meto Bajraktari” në Prishtinë.

Aty është shënuar me grafite edhe flamuri grek me firmën Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar, raporton KTV.

“Ky flamur nuk ka vend në trojet e Shqipes” dhe “Çamëria është Shqipëri”, janë dy letrat që u gjetën aty. Policia ka konfirmuar rastin për të cilin thonë se janë duke e hetuar rastin.

“Policia e Kosovës me të marrë këtë informatë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe hetimet për të njëjtin janë duke vazhduar. Ne jemi në fazën e parë të hetimeve”, ka thënë Agron Borovci, zëdhënës i policisë.

Ndërkohë pronarët e këtij lokali nuk kanë dashur të prononcohen por kanë shprehur shqetësimin e kësaj vepre të cilën po e konsiderojnë si sulm jo vetëm ndaj biznesit të tyre por edhe ndaj shtetit grek.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme