Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjendet vajza e zhdukur në Dibër

Policia ka gjetur vajzën e zhdukur mbrëmë pas një zjarri që ra në shtëpinë e saj, në fshatin Guri i Zi, në njësinë Arras të Dibrës.

17-vjeçarja ishte zhdukur pasi shtëpia u shkrumbua. Fqinjët i thanë policisë se ajo ishte frikësuar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Policia kontrolloi për disa orë zonat përreth dhe bën me dije se vajza u gjet shëndoshë e mirë gjatë mëngjesit në qytetin e Peshkopisë.

Ajo është bashkuar me prindërit, të cilët nuk ishin në fshat kur ndodhi ngjarja. Shkak i zjarrit mendohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike.