22 vdekur në trafik për një muaj në Shqipëri Foto: Ilustrim

22 vdekur në trafik për një muaj në Shqipëri

20 shkurt 2017 13:09

INSTAT ka njoftuar se gjatë muajit janar të këtej viti kanë ndodhur 119 aksidente rrugore në Shqipëri, në krahasim me janarin e vitit që shkoi, numri i aksidenteve rrugore u ulë me 20,1 %.

Numri i të aksidentuarve në janar 2017, sipas INSTAT, është 158 persona nga 202 që ishte një vit më parë.

“Numri mesatar i personave të vdekur gjatë muajit Janar është 22 dhe krahasuar me mesataren e personave të vdekur gjatë vitit 2016, ky numër është ulur me 1,8 %. Aksidentet rrugore, në 83 % të rasteve, kanë ndodhur nga sjellja e drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve (26,1 %) është kryer nga grup mosha 16 – 25 vjeç. Në janar 2017 numri mesatar i të aksidentuarve (vdekur apo plagosur) për 100.000 banorë ishte 5 persona, krahasuar me mesataren e vitit 2016 ky numër u ul me 31,8 %”, thuhet në njoftimin e INSTAT-it.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme