Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdekje aksidentale në vendin e punës

Në mëngjesin e së martës një punëtor i një ndërmarrjeje private ka vdekur aksidentalisht në vendin e punës në Prizren.

Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin për Koha.net duke thënë se punëtori ka vdekur pasi aksidentalisht është mbuluar nga dheu gjatë punimeve në një kanal të hapur.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Viktima i moshës rreth 45 vjeçare ishte dërguar në spital pa shenja jete.

“Në orët e paradites është marrë një informacion se në rrugën “Shotë Galica” gjatë kryerjes së punimeve në një gropë të thellë mbi 3 metra, dheu e ka zënë një punëtor. Viktimën e kanë nxjerrë nga dheu punëtorët që kanë qenë aty afër. Emergjenca e ka transportuar në spital, mirëpo sipas mjekëve viktima ka qenë pa shenja jete. Rasti është iniciuar si vdekje aksidentale. Trupi i pajetë është dërguar për autopsi”, ka thënë Hazir Berisha, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prizrenit.