Kronikë

Arrestohet i mituri që vodhi rreth 400 euro në xhami

Descriptive Text

Më 19 qershor është arrestuar një i mitur shqiptar, shtetas i Kosovës me dyshimin se më 12 qershor në xhaminë e fshatit Malishevë të komunës së Gjilanit kishte vjedhur rreth 400 euro, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

“Është arrestuar i dyshuari i mitur shqiptar pasi që dyshohet se më datën 12 qershor 2018, rreth orës 03:20 në xhaminë e fshatit Malishevë, komuna Gjilan, ka kryer veprën penale ‘vjedhje e rëndë’, duke hapur derën e xhamisë me ndihmën e një kaçavide, ka depërtuar brenda dhe nga një kasafortë kishte vjedhur rreth 400 euro, para të grumbulluara nga besimtarët”, thuhet në komunikatë.

I dyshuari është intervistuar në prezencën e punëtorit të QPS-s dhe avokatit mbrojtës dhe me vendim të Prokurorit është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 24 orë.