Kronikë

Keqtrajton seksualisht një grua, arrestohet një burrë në Pejë

Descriptive Text

Në Pejë është arrestuar dje një burrë me dyshimin se ka keqtrajtuar seksualisht një grua.

Këtë e bën të ditur përmes një komunikate për media Policia e Kosovës, transmeton Koha.net.

“Më 19.06.2018 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, nën dyshimin se i njëjti kishte keqtrajtuar seksualisht viktimën femër K/Shqiptare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në komunikatë.