Në Pejë e Prishtinë konfiskohen kartëmonedha false 100 euro Foto: Ilustrim

Në Pejë e Prishtinë konfiskohen kartëmonedha false 100 euro

19 shkurt 2017 13:56

Policia e Kosovës raporton se ka konfiskuar dy kartëmonedha false 100 euro, një në Pejë dhe tjetrën në Prishtinë, transmeton Koha.net.

Të dyja rastet PK thotë se kanë ndodhur më 16 shkurt.

“Në Prishtinë, ankuesja, punëtore në një bankë ka raportuar se gjatë deponimit ka pranuar kartëmonedhën prej 100 euro, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha është konfiskuar nga krim teknika. Rasti shkon në procedurë të rregullt”, thotë PK.

Kurse në Pejë një grua ka raportuar se në dyqanin e saj ka pranuar një kartëmonedhë prej 100 euro, që dyshohet të jetë e falsifikuar.

PK thotë se monedhën e falsifikuar e ka konfiskuar krim teknika dhe me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme