Kronikë

Të shtëna me armë në afërsi të njësitit policor në Zveçan

Descriptive Text

Të shtëna me armë zjarri ka dëgjuar të enjten rreth 22:00 njësiti policor në pikën e kontrollit në Zveçan.

Policët kanë gjetur vetëm gëzhojat, por nuk kanë hasur në ndonjë person në vendin ku ishte gjuajtur.

“Njësiti policor ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri në afërsi/distancë ku ishin duke qëndruar në pikë kontrolli. Zyrtarët policorë kanë ndërmarrë masa dhe kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur nëntë gëzhoja të armës së gjatë por nuk kanë hasur ndonjë person të dyshuar”, njoftoi PK-ja në raportin 24-orësh.

Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante.