Kronikë

Raporti policor: Tri hetime të vdekjes të shtunën në Kosovë

Descriptive Text

Tre persona kanë vdekur të shtunën në Gjakovë, Leshovë të Pejës dhe Shtërpcë, ka njoftuar të dielën Policia.

Në raportin 24-orësh të saj, Policia ka bërë të ditur se viktima në Leshovë vdiq derisa ishte duke punuar në një terren të vështirë me ekipin e mirëmbajtjes së rrjetit elektrik.

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.

Për vdekjen e regjistruar në Gjakovë, thuhet se viktima është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin Rajonal, por përkundër përpjekjeve të mjekëve, nuk ka arritur të mbijetojë.

“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion”, ka bërë të ditur më tej policia.

Autoritetet njoftojnë se vdekja e viktimës në Shtërpcë është raportuar nga familjarët.

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pa jete u është liruar familjareve”, thuhet në njoftimin e PK-së.