Kronikë

Zhduket një 11-vjeçar në Fushë-Kosovë

Një djalë 11-vjeçar është raportuar i zhdukur në Fushë Kosovë. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se babai i djalit ka njoftuar për rastin të shtunën. Ai ka treguar se i biri është larguar nga shtëpia të premten rreth orës 11:00 dhe nuk di më për vendndodhjen e tij.

Policia ka nisur hetimet.

“Rr. Hysen Xhakolli, Fushë Kosovë 27.01.2023 – 11:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij i moshës 11 vjeç ka dalë nga shtëpia dhe nuk ka ndonjë informacion për vendndodhjen e tij. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.