Kronikë

Ferizaj, arrestohet një person që dyshohet se dhunoi për dy vjet një grua

Descriptive Text

Në Ferizaj është raportuar për dhunim të kryer përgjatë dy vjetësh.

Të mërkurën është arrestuar i dyshuari për veprën që dyshohet ta ketë kryer ndaj një gruaje.

“Ferizaj 2020-2022. Me date 18.01.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.