Kronikë

Zhduken tre persona në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit

Tre persona janë raportuar të zhdukur gjatë 24 orëve të fundit në Kosovës. Policia e Kosovës tha se dy raste të ndara janë regjistruar në Mitrovicë, ku në rrugën “Ragip Bislimi” një person është raportuar i zhdukur nga një ankues, derisa edhe në fshatin Zhabar, një person është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Rast i njëjtë ka ndodhur edhe në Ferizaj. Në rrugën “Jeremije Zherajiq”, një person është ankuar se viktima mashkull ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Të tri rastet po hetohen nga Policia e Kosovës, derisa janë iniciuar si “person i zhdukur”.