Kronikë

Edhe dy muaj paraburgim ndaj 70-vjeçarit të dyshuar për vrasjen e gruas së tij me sëpatë në Prishtinë

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka vazhduar edhe për dy muaj masën e paraburgimit 70-vjeçarit të dyshuar për vrasjen me sëpatë të gruas së tij S.G., në shtëpinë e tyre më 25 nëntor 2022 në Prishtinë.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, ka thënë për KOHËN se i dyshuari I.G., do të qëndrojë në paraburgim deri më 25 shkurt.

“Pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të akuzuarit I.G, për veprën penale Vrasje e rëndë nga neni 173 paragrafi 1 pika 1.3 dhe 1.4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka aprovuar kërkesën e PTHP dhe të pandehurit I.G i ka vazhduar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej dy muaj, prej datës 25.12.2022 deri me datë 25.02.2023”, ka thënë Gashi.