Kronikë

Vrasje në tentativë në Prishtinë

Descriptive Text

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vrasjes në tentativë në Prishtinë. Sipas tyre rasti ka ndodhur të enjten pasdite. I dyshuari për vrasje në tentativë, pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

"Viktima mashkull kosovar është duke u trajtuar në QKUK, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e Policisë.