Kronikë

Ferizaj, 62 shoferëve u është hequr patentë-shoferi gjatë nëntorit

Policia e Kosovës - Rajoni i Ferizajt, të mërkurën ka lajmëruar se 62 shoferëve u është hequr patentë-shoferi dhe 41 të tjerë kanë marrë vazhdim të masës mbrojtëse.

Në raportin e lëshuar të Policisë për muajin nëntor, është njoftuar se janë regjistruar dy aksidente me fatalitet në mesin 146 aksidenteve gjithsej gjatë muajit të kaluar, ndërsa 52 prej tyre janë me lëndime dhe 92 me dëme materiale.

Gjatë nëntorit janë dhënë edhe 5 mijë e 770 gjoba për kundërvajtje, të ndryshme. 1 mijë e 686 gjoba janë shënuar për mosrespektim të shpejtësisë së kufizuar ndërsa 794 gjoba janë shënuar për mos përdorim të rripit të sigurisë, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

“Në mesin e këtyre kundërvajtjeve ka edhe gjoba për parkingjet e parregullta (340), përdorim të telefonit gjatë ngasjes (271), për drejtim të automjetit pa patentë-shofer (124), për kalim të afatit të regjistrimit të automjetit (169) dhe për kundërvajtje të tjera që në total janë 5 mijë e 770 gjoba”, thuhet në raport.