Kronikë

Sulmohet një taksist në Klinë, i dëmtohet edhe vetura

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një taksist është sulmuar fizikisht në fshatin Krushevë e Vogël të Klinës.

Sipas njoftimit, taksisti është sulmuar nga një person nën ndikim të alkoolit, i cili edhe e ka dëmtuar veturën e tij.

I dyshuari është arrestuar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar -nën ndikim të alkoolit pasi që i njëjti derisa ka qenë në automjetin e viktimës mashkull kosovar -TAXI e ka sulmuar fizikisht ndërsa në dalje i ka dëmtuar edhe automjetin. I dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.