Kronikë

Dhjetë të arrestuar në Prishtinë për kontrabandë me emigrantë

Descriptive Text

Dhjetë persona janë arrestuar për kontrabandim me migrantë, njoftoi Policia e Kosovës.

Policia ka bastisur pesë lokacione në Prishtinë dhe ka konfiskuar armë, fishekë, aparate telefonike dhe para.

Po, ashtu janë identifikuar 31 viktima të kontrabandimit.

Katër prej të arrestuarve janë shtetas të huaj.

“Lidhur me rastin njësitë policore me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë kanë bërë bastisjen e pesë lokacioneve, ku gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar tri revole të llojeve të ndryshme, një armë automatike AK-47, një armë karabinë, një kornizë druri, rreth 218 fishekë, 15 aparate telefonike si dhe para të gatshme rreth dy mijë e dyqind (2220) euro. Po ashtu janë identifikuar edhe 31 viktima të kontrabandimit me migrantë. Pas përfundimit të bastisjes janë arrestuar gjashtë shtetas të Kosovës dhe katër shtetas të huaj dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.